Omega-3 & Shëndeti i Zemrës
Duke qenë se sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, është koha për të dëgjuar zemrën tuaj. Si pjesë e një stili të shëndetshëm jetese që përfshin stërvitjen, marrjen e mjaftueshme të gjumit, mos pirjen e duhanit dhe ushqyerjen me një dietë të shëndetshme, Omega-3 dhe veçanërisht EPA dhe DHA, mund t’ju ndihmojnë në ruajtjen e presionit normal të gjakut, të niveleve të shëndetshme të triglicerideve dhe në menaxhimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Omega-3 & Ndikimi në Zemër
Omega-3 EPA dhe DHA që gjenden në peshkun e yndyrshëm dhe suplementet ushqyese të Omega-3, ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të enëve të gjakut dhe mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit kronik në të gjithë trupin. Ky inflamacion mund të dëmtojë enët e gjakut dhe potencialisht të çojë në sëmundje të zemrës.
Me më shumë se 2,000 studime të kryera mbi Omega-3 dhe shëndetin e zemrës, tërësia e provave sugjeron që ekziston një korrelacion pozitiv midis rritjes së konsumit të Omega-3 dhe përfitimeve shëndetësore të zemrës.
Omega-3 & Presioni i Gjakut
Hulumtimet e reja kanë treguar efekte të rëndësishme vaskulare të Omega-3, duke përfshirë uljen e presionit të gjakut, zgjerimin e arterieve koronare dhe funksionimin e përmirësuar të qelizave (endoteliale) që gjenden në sipërfaqen e brendshme të enëve të gjakut.
Omega-3 & Trigliceridet
Një nga efektet më të rëndësishme dhe më të qëndrueshme të EPA dhe DHA spikat në rolin e tyre në uljen e niveleve të triglicerideve të gjakut, pasi trigliceridet e larta janë një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare. Efekti i uljes së triglicerideve të Omega-3 është vërejtur tek individët me nivel normal të lipideve të gjakut, por është shumë më i dukshëm në ato me trigliceride të larta.
Për shembull, një studim i botuar në American Journal of Clinical Nutrition në Amerikë zbuloi se dozat e larta të EPA dhe DHA Omega-3 (3.000 mg në ditë) në krahasim me placebot mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të triglicerideve në gjak.
Omega-3 & Ngjarjet Kardiovaskulare
Omega-3 EPA dhe DHA janë përbërës strukturorë integralë të qelizave brenda zemrës suaj dhe ne ende po mësojmë më shumë për të gjitha përfitimet shëndetësore të zemrës.
Për fat të keq, shumica e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm Omega-3 EPA dhe DHA në dietën e tyre të përditshme. Një libër shkencor i publikuar në PLoSMed (Biblioteka Publike e Shkencave) vlerësoi se në vitin 2005, midis 72 dhe 96 mijë vetë – vetëm në SHBA – vdiqën nga rastet kardiovaskulare për shkak të marrjes së pamjaftueshme të Omega-3. Rastet kardiovaskulare karakterizohen nga çdo incident që mund të shkaktojë dëme në muskujt e zemrës.