Delta Pharma – Al

Delta Pharma-Al 

E themeluar në vitin 2006, me lokalizim në Tiranë, Shqipëri dhe degë në Kosovë, kompania operon në tregun farmaceutik duke ofruar një gamë të plotë shërbimesh: distribucion, aktivitet në fushën e shitjeve dhe marketingut, dhe së fundmi ka zgjeruar fokusin e saj të biznesit në fushën e prodhimit farmaceutik.

Përmes ekipeve të dedikuara mbulon të gjithë territorin Shqiptar, dhe gjithashtu ofron mundësi bashkëpunimi edhe në tregun e Maqedonisë dhe Sërbisë përmes partnerëve të saj strategjikë.

Divizionet e operimit

Kompania operon në tre divizione: shpërndarje, shitje aktive dhe marketing, prodhim përmes ekipeve të saj të dedikuar.
Është një partner serioz dhe i besueshëm i Ministrisë Shqiptare të Shëndetësisë, Fondit të Rimbursimit, Agjencisë Kombëtare të Barnave,
Pajisjeve Mjekësore, Spitaleve, Farmacive dhe me Mjekët në të gjithë vendin.

Një kompani gjithmonë e në rritje

DeltaMed, e njohur më parë si Curri Pharma, e themeluar në vitin 2003 dhe e vendosur në Shkodër – Veriun e Shqipërisë, pjesë e grupit,
mbulon shpërndarjen aktive në veri të Shqipërisë. Me një qarkullim vjetor prej 27 Milionë në vitin 2017. dhe rreth 150 punonjës,
Delta Pharma -Al është një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike që veprojnë në tregun shqiptar.
Që nga viti 2013, kompania ka zgjeruar veprimtarinë e saj në tregun e Kosovës nëpërmjet degës së saj – Delta Pharma-KS dhe
në tregjet rajonale nëpërmjet partnerëve të saj.

VIZIONI

“Të jemi kompania më e respektuar dhe e besuar në tregun farmaceutik në Shqipëri.”

MISIONI

“Cilësia mbi të gjitha”, përmes ofrimit të standardeve më të larta të distribucionit, bashkëpunimit me kompanitë më të besueshme dhe promocionit aktiv në mënyrë etike.

QËLLIMI

“Të arrijmë një rritje të qëndrueshme në një periudhë aftamesme dhe afatgjatë dhe të ofrojmë vlera të shtuara tek të gjithë partnerët tanë përmes optimizitmit të portofolit aktual të shërbimeve dhe zgjerimit të mëtejshëm të tij përmes lançimeve të reja”.