Prej 2005 U.G.A. Nutraceuticals specializohet në kërkime, formulime dhe zhvillime të suplementeve Omega-3 të një cilësie superiore.
Ne jemi nga të paktat kompani në botë të cilat prodhojnë një linjë të plotë të produkteve të vajit të peshkut me cilësi të lartë dhe e kemi bërë këtë për më shumë se një dekadë, duke përdorur metodat më të përparuara. Kjo është ajo që e bën kompaninë tonë jo vetëm të veçantë, por edhe të specializuar. Ne ndihemi kështu sepse filluam dhe zhvilluam prodhimin tonë në kontakt të ngushtë me mjedisin rreth nesh, duke u kujdesur shumë për të mbrojtur dhe respektuar burimet e çmuara dhe “speciale” që na ka dhënë. Çështje të cilat janë me rëndësi thelbësore për ne, duke pasur parasysh që ne punojmë në vendin ku kemi themeluar selinë tonë: qytetin e Gubbios, i rrethuar nga natyra e shkëlqyer dhe e virgjër e Umbrias, zemra e gjelbër e Italisë.
Shumë metoda të nxjerrjes së vajit të peshkut rezultojnë në një humbje të konsiderueshme të cilësisë, ndërkohë që produkti distilohet. Kjo do të thotë që shumë prodhues marrin vaj që është më pak efektiv, i koncentruar dhe me dy funksione në trupin e njeriut. Por Ne JO! Ne jemi të veçantë. Ne kemi eskluzivitetin e një procesi të veçantë që garanton vajin më të mirë të mundshëm që mund të asimilohet lehtë dhe (një detaj i rëndësishëm) ka një shije të shkëlqyer! Sekreti ynë është distilimi i vajit të peshkut në formën e triglicerideve, gjë që është shumë më e dobishme për trupin sesa esteret etilike.
Ne jemi ISO 9001: 2008 të certifikuar, dhe jemi anëtarë të GOED, Organizata Globale për EPA dhe DHA Omega-3 e Federsalus, Shoqata Nacionale e Italisë për Manifakturimin e Produkteve Shëndetësore. Të gjitha produktet tona janë të certifikuara nga IFOS – International Fish Oil Standard, e vetmja organizatë botërore e specializuar në testimin e suplementeve Omega-3. Kemi aktualisht katër produkte që kanë fituar nivelin maksimal të cilësisë, 5 yje, nga ky autoritet i rëndësishëm certifikues
Programi i pavarur IFOS (Standardet Ndërkombëtare të Vajit të Peshkut) në Universitetin e Guelphit në Ontario, Kanada, ka caktuar OMEGOR® Vitality dhe produkte të tjera lider të U.G.A. Nutraceuticals, vlerësimin maksimal të cilësisë me 5 yje, që korrespondon nivelin e shkëlqyer të cilësisë.
GOED
Një shoqatë proaktive dhe e përgjegjshme e prodhuesve më të mirë, marketerëve dhe mbështetësve më të mirë të acideve yndyrore Omega-3 EPA dhe DHA, që punojnë për të edukuar konsumatorët dhe punojnë me grupet qeveritare, komunitetin e kujdesit shëndetësor dhe industrinë, duke vendosur standarde të larta etike dhe cilësore në sektorin e biznesit. Të gjitha prodhimet tona kanë një nivel shumë të lartë të pastërtisë për mungesën pothuajse totale të ndotësve (metalet, dioksina dhe PCB mungojnë ose janë dukshëm sipas kufizimeve ligjore).
ISO 9001:2008
Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) përcakton kërkesat për zbatimin e një sistemi të menaxhimit të cilësisë për të siguruar efikasitetin e një organizate në çdo aspekt, nga proceset e biznesit deri në zbatimin e ofrimit të produkteve dhe shërbimeve, për të tërhequr dhe rritur kënaqësinë e konsumatorit.
Federsalus
Shoqata Kombëtare te Kompanive të Produkteve Shëndetësore (suplementet ushqyese, ushqimet e fortifikuara, ushqimet shëndetësore, ushqimet funksionale), sipas statutit, historisë dhe aktivitetit, është vendosur vetë si pikë reference kryesore për ata që punojnë në fushën e suplementeve ushqyese. Me synimin për zhvillimin dhe zgjerimin e tregut, por edhe udhëzimin dhe harmonizimin e politikave sektoriale në një horizont europian, FederSalus është një anëtare aktive e EHPM (European Manufacturers of Health Products).
Ne kemi arritur në një gamë zgjidhjesh të ndryshme të krijuara posaçërisht për të përmirësuar shëndetin në çdo etapë të jetës. Për këtë arsye ne ofrojmë linja speciale të suplementeve të formuluara me përbërës me origjinë natyrore për të ndihmuar në optimizimin e funksionimit fizik dhe mendor për të gjithë individët, si dhe linjat e reja të prodhimeve të krijuara për mbështetje në kushte specifike shëndetësore, duke kombinuar rigorozitetin shkencor me vetitë natyrore të përbërësve të përzgjedhur.
Siç mund ta keni kuptuar deri tani, qëllimi ynë është të kujdesemi me të vërtetë për ju gjatë gjithë jetës suaj.